Avokati në Beograd thirrje studentëve: Mos e devijoni protestën, Vuçiq duhet të largohet, jo të trashëgojë Millosheviqin

Për shtatë muaj, studentët në Serbi janë siguruar që ta thirrin para përgjegjësisë presidentin Aleksandar Vuçiq për vdekjen e 15 personave si shkak i rënies së strehës së stacionit të trenit në Novi Sad në nëntorin e vitit të kaluar (2024).

Studëntët u përkrahënë dhe nga profesorë e politikanë atje, e mbështetja e madhe u shkoi kur me 15 mars të këtij viti(2025) Vuçiqi u përballë me protestën masive.

Për këtë avokati Cedomir Stojkoviq u ka bërë thirrje që të mos humbet fokusi nga protesta, që fundi i gjithë kësaj duhet medoemos të jetë largimi i Vuçiqit dhe regjimit të tij.

Ai thotë se mijëra njerëz u mblodhën për të ardhmën shumë më të mirë të Serbisë, e jo kthimin në epokën e Sllobodan Millosheviqit. Ai nëpërmjët një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka përmendur edhe protestën e 5 tetorit të 2000 kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Edhe ne marshuam kundër Milosheviqit 25 vjet më parë.  Kur u arrestuam, u rrahëm dhe u vramë. Kështu që marshuam përsëri në kërkim të lirisë”, ka shkruar mes tjerash.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika