Avokati serb, Çedomir Stojkoviq ka drejtuar kritika ndaj politikës serbe, që udhëhiqet nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit.
Ai e ka akuzuar Vuçiqin që po e izolon Serbinë, me ç’rast ka theksuar se cdo politikë që çon në izolimin e Serbisë është politikë e shkatërrimit.
E për këtë ai ka renditur tetë pika kyçe.
“Çdo politikë që çon në izolimin e Serbisë është politikë e shkatërrimit. Ndër to, më destruktivja është politika e vetë–izolimit”, ka shkruar avokati, duke shtuar se “vetë–izolimi është çdo krijim i një atmosfere që pengon lidhjen e njerëzve, si p.sh., krijimi i armiqësisë ndaj Perëndimit, krijimi i tensioneve rajonale”.
“Këtu përfshihet veçanërisht: vajtimi mbi ndërhyrjen e NATO-s, ankimet se dikush na ka marrë diçka, vajtimi pse dikush ka vendosur bashkëpunim më të mirë me Perëndimin se ti, krijimi i urrejtjes aty ku Perëndimi të ka dhënë disa shuplaka sepse ke qenë agresiv…E këtë vetë–izolim të dëmshëm mund ta bëjnë vetëm njerëz jashtëzakonisht budallenj”, thuhet në postimin e Stojkoviq.