Avokatja e Naim Murselit reagon për shtrimin e tij në Psikiatri: Nuk jam njoftuar zyrtarisht

Avokatja mbrojtëse e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, ka reaguar pas raportimeve për shtrimin e klientit të saj në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ai po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pas urdhrit të gjykatës për vlerësim të gjendjes mendore.

Në një prononcim për Dukagjinin, Zhinipotoku ka thënë se kjo është bërë në kuadër të një procedure ligjore të iniciuar nga vetë mbrojtja.

Ajo potencoi se, ende nuk është zyrtarisht e njoftuar për zhvillimin e fundit.

“Nëse z. Naim Murseli është transferuar në Institutin e Psikiatrisë apo në Klinikën e Neurologjisë, kjo do të ketë ndodhur si rezultat i kërkesës së paraqitur nga mbrojtja për vlerësimin e gjendjes së tij mendore dhe vetëm me aprovimin e Gjykatës. Deri më tani, unë nuk jam zyrtarisht e njoftuar për një zhvillim të tillë, por çdo veprim i tillë do të duhej të ishte në kuadër të procedurës ligjore.

Aktualisht nuk ka ndonjë informacion zyrtar për kohëzgjatjen e qëndrimit të z. Naim Murseli në Institutin e Psikiatrisë, nëse ai është realisht i shtruar atje. Zakonisht, në raste kur Gjykata urdhëron ekspertizë psikiatrike, qëndrimi mund të zgjasë disa ditë deri në disa javë, në varësi të kompleksitetit të vlerësimit dhe rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.

Kohëzgjatja përcaktohet nga nevoja për vlerësim të plotë dhe vendimi final i mjekëve”, ka thënë ajo për Dukagjinin.

Ndërkohë, drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, ka konfirmuar për KosovaPress se Murseli është shtruar tashmë në institut dhe do të qëndrojë aty edhe për javë të tjera, deri në përfundimin e analizave dhe ekzaminimeve. Ai shtoi se gjatë ditës së sotme, i akuzuari ka kryer edhe një ekzaminim elektrokardiografik (EKG) në Klinikën e Neurologjisë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 9 qershor, ka lëshuar urdhëresë për ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, bazuar në kërkesën e mbrojtjes së tij të paraqitur më 4 qershor.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika