Avokatja Tavakoli: Pretendimet e ZPS-së se Thaçi emëronte kryetarë të komunave janë të pabaza

Avokatja Nina Tavakoli ka deklaruar se pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) se Hashim Thaçi kishte emëruar kryetarë komunash janë të pabazuara dhe të pambështetura në prova.

Tavakoli, mes tjerash, gjithë këto pretendime i quajti thjesht si fjalë që qarkullonin, njofton Dukagjini.

“Thjesht fjalë që qarkullonin, të individëve që thoshin që ishin të emëruar prej Thaçit. Megjithatë, edhe nëse argumenti i ZPS-së ju bind ju, nuk di se ku do të dalë ZPS-ja me të, sepse këto emërime nuk është se ishin vepra ose aspekte penale”.

“Pavarësisht kësaj, për aq sa kishte përpjekje nga Qeveria e Përkohshme për të krijuar njëfarë qeverie përmes hartimit ose miratimit të legjislacionit apo qoftë kjo përmes emërimit të politikanëve lokalë ose kombëtarë, gjithsesi kjo është një mundësi e arsyeshme për të krijuar një lloj administrate civile pas kolapsit total të shërbimeve bazike, kur u larguan serbët dhe nuk është fare asnjë lloj përpjekje për të pasur kontroll mbi vendin”, tha Tavakoli.

Sipas saj, deklaratat publike të Thaçit në fund të qershorit 1999, ku ai kishte pohuar se Qeveria e Përkohshme kishte shtrirje horizontale dhe vertikale në të gjitha komunat, nuk mjaftojnë për ta vërtetuar një gjë të tillë.

“Në fakt vetë kjo gjykatë ka dëgjuar dëshmi të dëshmitarëve ndërkombëtarë të besueshëm që kanë qenë në terren atëkohë e që kanë thënë që Qeveria e Përkohshme asnjëherë nuk ka qenë krejtësisht funksionale. Kështu që çdo përpjekje për të pretenduar dhe për ta bërë këtë Qeveri të tillë nuk mbetet reale, por vetëm aspiratë”, tha Tavakoli

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika