Azemi fajëson Qeverinë për rritjen e çmimit të rrymës: Qeveria s’ka njohuri për energji

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për rritjen e madhe të çmimit të rrymës

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për rritjen e madhe të çmimit të energjisë elektrike.

Në një konferencë për medie, Azemi ka thënë se çmimi i rrymës është rritur dy herë gjatë mandatit të kësaj qeverie.

“Albin Kurti sa ishte në opozitë thoshte se qytetarët jetojnë mbi thëngjill dhe nuk është e drejtë të paguajnë kaq shtrenjtë energjinë elektrike”, ka thënë Azemi.

Sipas tij, kjo qeveri “nuk ka kapacitet dhe aftësi për të bërë më mirë, sepse janë një grupacion i papërvojë, që nuk kanë njohuri as për energji e as për diçka tjetër”.

Ai ka treguar edhe arsyet e rritjes së çmimit të rrymës në Kosovë, duke thënë se Blloku A5 i termocentralit Kosova A ishte mbajtur jashtë funksionit për muaj të tërë.

“Që ua mundësoi shokëve të Albin Kurtit, Martin Berishaj e Nagip Krasniqi që ta shesin energjinë elektrike me shuma të mëdha”, tha Azemi.

Azemi deklaroi se LDK-ja është e vetmja parti në Kosovë që ka program specifik për ta zgjidhur problemin e energjisë dhe për t’iu shmangur krizave energjetike.

“Siç e kemi thënë edhe në programin tonë “Rruga e Re”, e shohim të pashmangshëm ndërtimin e centralit me gazin amerikan me kapacitet prej 500 megavatë. Gazimifikimin e Kosovës me gazin amerikan që do të vijë nga Shkupi e do të shkojë deri në Mitrovicë, rehabilitimi i centralit Kosova B, përqendrimi tek energjia e ripërtërishme, ulja e TVSH-së në zero për faturat e energjisë elektrike, e të tjera do të ishin veprimet që do të kishte bërë LDK-ja për ta zgjidhur këtë çështje”, ka thënë Azemi.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika