Azemi: Instalimi i dhunës në Kuvend ka ardhur si rezultat i polarizimit të skajshëm të skenës politike

Visar Azemi nga LDK ka thënë se instalimi i dhunës në Kuvend ka ardhur si rezultat i polarizimit të skajshëm të skenës politike në vend

Visar Azemi nga LDK

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), në Debat Plus ka thënë se instalimi i dhunës në Kuvend ka ardhur si rezultat i polarizimit të skajshëm të skenës politike në vend.

“Instalimi i kësaj dhune në Kuvend ka ardhur si rezultat i polarizimit të skajshëm të skenës politike në vend”, ka thënë Azemi.

Azemi ka thënë se e kanë dënuar dhunën, sepse janë kundër saj.

Deputetë të pushtetit e ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) u përleshën mes vete në seancën e së enjtes gjatë kohës kur kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, fliste për situatën në veri.

Nisi me një fotografi të vendosur nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, fotografi kjo e kryeministrit Albin Kurti e shoqëruar me një animacion të personazhit vizatimor Pinokio në foltore. E njëjta u shqye nga zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi, veprim i cili nxiti veprimin e deputetit të PDK-së, Mergim Lushtaku.

Ky i fundit spërkati me ujë kryeministrin, veprim të cilin tentoi ta ndalonte ministri i Financave, Hekuran Murati.

Lushtaku nuk kurseu as zëvëndëskryeministrin Bislimi, por më pas, ky i fundit goditi me shishe Lushtakun për të filluar kështu një përleshje, e cila mblodhi në mesin e sallës një pjesë të deputetëve.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika