Azemi për Nagip Krasniqin: E solli partia në pushtet, i dolën në mbrojtje edhe pas arrestimit

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se vetë instalimi i tij në krye të KEK-ut “ka qenë problematik”, pasi sipas tij atë e solli partia në pushtet, e cila edhe “pas arrestimit e shfajësoi”.

“Derisa kjo ishte e keqja e parë, fatkeqësia tjetër është se edhe pas arrestimit të Nagip Krasniqit, i madh e i vogël nga partia ne pushtet e nga qeveria, i dolën në mbrojtje atij duke u përpjekur ta shfajësonin. E mbronin dhe e mbrojnë ani pse e dinin se ky person dyshohej e akuzohej për negocimin e një tenderi sekret në vlerë prej 3.4 milionë eurove”, ka deklaruar Azemi në një konferencë për media.

Azemi ka përmendur edhe rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, duke thënë se “kjo dyshe famëkeqe ishin në krye të mafisë energjetike”.

“Kjo dyshe famëkeqe, pra kanë qenë në krye të mafisë energjetike. Nagip Krasniqi, duke u siguruar që të blihet energi elektrike madje në kundërshtim me ligjin e duke negociuar tenderë sekret me dosta të tij e të pushtetit, kurse kryemafiozi Martin Berishaj që shpërblehej me miliona euro nga GEN-i me seli në Beograd, duke ndërmjetësuar”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika