Babai i infermieres: I kërkojmë falje publike familjes Nura dhe popullit shqiptar

Babai i infermieres e cila i ka goditur të moshuarën derisa ajo ishte banore e qendrës së përkujdesjes në Pejë, i ka kërkuar falje publike familjes Nura nga Gjakova dhe mbarë popullit shqiptarë. Ai gjithashtu ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të ndërmerren të gjitha masat e duhura ndaj vajzës së tij e cila kishte ushtruar dhunë ndaj të moshuarës

Pamje nga videoja, në të cilën e moshuara rrihet nga punëtoret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë





Babai i infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar falje publike për veprimin e së bijës.

Ai, për Klan Kosovën, i ka kërkuar falje publike edhe familjes së të moshuarës Nura nga Gjakova, duke thënë se pamjet e publikuara e kanë goditur rëndë atë dhe familjen.

“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë, Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë”, ka thënë Pelaj.

“E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për tragjedinë shpirtërore që ju shkaktoi vajza jonë”.

Pelaj ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë.

“Gjithashtu, në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat, për të cilat e ngarkojnë”, ka thënë Pelaj për Klan Kosovën.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika