Bad News Eagles kualifikohet për herë të dytë në turneun më të madh të CS:GO

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles po vazhdon të shkruaj histori në CS:GO, pasi tashmë është kualifikuar në Major, i cili do të zhvillohet në Rio De Janiero të Brazilit

Bad News Eagles, foto nga HLTV gjatë fitimit të ndeshjes ndaj ekipit rus forZe

Bad News Eagles ka fituar ndeshjen ndaj ekipit forZe, me rezultat të përgjithshëm 2:1, kështu duke siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO i cili do të mbahet në Brazil.

Bad News Eagles në një luftë shumë të fuqishme ndaj ekipit rus forZe, ka arritur të triumfoj për të siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio 2022.

Lojtarët e ekipit nga Kosova arritën që me bashkëpunimin e plotë të dominojnë në ndeshjen vendimtare.

Ekipi Bad News Eagles, foto pas ndeshjes triumfuese ndaj ekipit rus forZE

Mapi i tretë i cili është zhvilluar në “Mirage”, ka qenë tejet fantastik nga ana e shqiponjave, duke triumfuar prej raundit të parë me rezultat 16:4.

Mapi i dytë “Anicient” kishte filluar me një rezultat të ulët për BNE por, lojtarët kanë shpërthyer me një rikthim pikësh prej 4:11 duke shkuar në fitore me rezultat 16:12.

Ndërsa, mapi i parë “Vertigo” kishte filluar shumë me sukses për ekipin nga Kosova, por, nuk arritën të fitojnë të gjitha raundet, duke humbur me rezultat 16:13, për ekipin rus forZe.

Bad News Eagles, foto gjatë fitimit të ndeshjes ndaj ekipit rus forZe

Ndeshja Bad News Eagles ndaj forZe është zhvilluar në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 18:30.

Një përballje të njëjtë dy skuadrat e kanë pasur edhe në kualifikimet e Majorit të kaluar, ku BNE arriti që të fitoi me rezultat 16-7, duke e eliminuar ekipin forZe.

Tani BNE do të jetë në “Challengers Stage”, në Majorin e madh të CS:GO në Brazil me datën 5 nëntor,  i cili shpërndan çmime në vlerë prej 1.2 milion dollarë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika