Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Baja, ka deklaruar se është i vendosur ta çojë deri në fund porosinë e ish-krerëve të partisë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për ta fituar Lipjanin.
“Sonte, ajo që ishte planifikuar si kafe e mbrëmjes me kandidatin tonë për Kuvend Komunal nga Gllogoci, Ferizin, u shndërrua në një tubim paraelektoral falë përkrahjes masive të qytetarëve. Kjo mbështetje është përgjegjësi e madhe për mua. Këtë përgjegjësi do t’ua kthej me punë e rezultate konkrete për qytetarët tanë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Baja në Facebook.