Bajraktari: Ekstradimi i Dritan Goxhajt në duart e autoriteteve shqiptare

Avokati Ardian Bajraktari ka hedhur dritë mbi detajet e arrestimit të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj, dhe çështjen e ekstradimit të tij në emisionin 'FIVE'. Në intervistën e tij, Bajraktari ka shprehur bindjen se Gjykata Speciale ka shfaqur mjaft të papritura, dhe Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë një ishull brenda sistemit të drejtësisë

I ftuar në emsionin ‘FIVE’, ishte avokati Ardian Bajraktari.

I ftuar në emsionin ‘FIVE’, ishte avokati Ardian Bajraktari, i cili shpalosi më shumë detaje rreth arrestimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe çështjes së ekstradimit të tij.

“Sa i përket lajmeve që vijnë nga ana e Gjykatës Speciale, po besoj që gjithë secili prej nesh nuk ndihet i befasuar për faktin se tashmë është dëshmuar që kjo gjykatë ka mjaft të papritura”, ka thënë Bajraktari.

Tutje, ai ka thënë se “Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), ato tashmë janë një ishull brenda sistemit tonë të drejtësisë dhe rrjedhimisht ashtu edhe po e dëshmojnë që po funksionojnë”.

Ndër të tjera, Bajraktari ka potencuar se “Dhomat e Specializuara mund të shfyrtezojnë marrëveshjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar të Cështjeve penale që i ka Republika e Kosovës, ashtu si kundër që mund ta shfrytezojnë edhe parimin e reciprocitetit aty ku nuk ka marrëveshje të bashkëpunimit”.

Ai bëri të ditur se ZPS funksionon si një ishull dhe u shmanget procedurave standard të veprimit.

“Kjo funksionon si ishull, nuk i jep llogari askujt, janë përcaktuar ato dispozita që i shkojnë në favor, ndërsa shmangen procedurat standarde të veprimit siç është çështja e aspekteve të ekstradimit”, vijon ai.

Duke qenë se Republika e Kosovës dhe Republika e Shqiperisë, kanë marrëveshje të nënshkruar vite më parë të bashkëpunimit në fushën penale, sipas tij, sa i përket çështjes së ekstradimit në kuptim ligjor nuk ka ndonjë pengesë.

“Lejimi ose jo i ekstradimit është nën pergjegjësi, nën kompetencën komplet të autoriteteve shqiptare, në rast se i njëjti do të ekstradohet ose jo”, ka theksuar Bajraktari.

Tutje, ai ka thënë se “nuk ka rëndesi elementi i shtetësisë, nuk ka rendësi nga ku janë kryer veprat penale, mirëpo konsiderojnë që mbi bazën e veprimeve që i ka berë personi në fjale ose ka penguar ose ka frikësuar personat e përfshirë në procedurë”.

“Ekstradimi është çështje eksluzivisht e shtetit dhe përjashtimi nga publiciteti i procedurës është bërë rregull”, ka përfunduar Bajraktari.

Ndryshe, kujtojmë se dje ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj, është arrestuar në kryeqytetin shqiptar Tiranë, i cili njëherit është edhe shtetas i Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika