Bajram pa gëzim për punëtorët e Kishnicës e Artanës, s’u mbajt premtimi për pagat

Punëtorët e Minierës së Kishnicës kanë hyrë në muajin e tretë pa paga, pavarësisht premtimeve se ato do të ekzekutoheshin para festës së Kurban Bajramit. Festa, që zakonisht sjell gëzim, këtë herë për ta solli vetëm vështirësi financiare. Njëjtë si në Kishnicë, edhe në njësinë e Artanës ka pasur pakënaqësi, ku një pjesë e stafit mori paga jo të plota, ndërsa të tjerët vazhdojnë të presin

Të hënën e 2 qershorit ose ditën pas, por sigurt para festës së Kurban Bajramit.

Ky ishte premtimi për ekzekutim të pagave që iu dha së fundmi flotistëve të Kishnicës të cilët, kanë hyrë në muajin e tretë pa u paguar.

Me shpenzimet që sjell kjo festë, për flotistët festa nuk solli gëzime.

“Siç jeni në dijeni ka qenë festa e Bajramit, edhe këtë herë jemi diskriminu dhe s’kemi marrë paga siç kanë marrë njësitë e tjera. Kam biseduar me kolegë, s’jemi ndjerë mirë sepse e dimë që kjo festë sjell shpenzime që secili prej neve e feston siç e kemi traditë. Mosmarrja e pagave ka ndikuar negativisht ku shumë prej tyre s’kanë pasur mundësi as ta festojnë”, ka thënë Valdete Shabani, Punëtore në Kishnicë.

Kërkesa e tyre mbetet po e njëjta, që premtimet mos të mbesin boshe.

“Ka pasur premtime shpeshherë nga menaxhmeti por kurrë s’kanë dalur fjalët e tyre. Po vazhdon ajo që na vret, diskriminimi. Sepse s’mund të thuhet se s’ka të ardhura. Kur ka paga për Trepçën, duhet të paguhen të gjithë punëtorët. Kërkesa jonë mbetet vetëm e drejta jonë. Mos të ndahemi nga njësitet tjera por të paguhemi edhe ne siç paguhen edhe Trepça”, ka thënë Valdete Shabani, Punëtore në Kishnicë.

Në grevë me po të njëjtën pakënaqësi kanë qenë edhe stafi i Artanës, një pjesë e të cilës, specifikisht minatorët, kanë marrë pagat, por jo të plota.

Për pjesën tjetër, pritja vazhdon.

“Minatorët e Stan Tërgut dhe Artanës kanë marrë pagat para Bajramit por me dënime të rënda shkaku i grevës. Njani prej atyne që s’ka marrë pagë jam edhe unë. Normal so lehtë, Bajrami ka shpenzimet e veta. S’jemi kanë të kënaqur hiç po s’kemi çka me bo. Na është premtu që javën e ardhshme dalin për pjesën që s’kanë marrë pagat”, ka thënë Blerim Ymeri, Sindikata në Artanë.

Siç ka ndodhur rëndom javëve të fundit, lidhur me ekzekutimin e pagave, vonesave dhe mundësisë për ndëshkime ndaj grevistëve, përgjigje nuk ka dhënë Faton Ahmeti, Kryeshef ekzekutiv i “Trepçës”.

Gjatë ditëve të kaluara, televizioni ka pyetur edhe Qeverinë e Kosovës nëse e njëjta, do të ndihmojë financiarisht në tejkalimin e krizës. Por ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika