Bajrami akuzon Vetëvendosjen për lejimin e “mafisë energjetike” në Kosovë

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka vazhduar polemikat publike me ministrin e Financave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, duke e akuzuar për shmangie nga përgjegjësitë lidhur me monopolin në sektorin e energjisë dhe bashkëpunimin me kompani si NOA dhe EFT.

Në një postim Facebook, Bajrami ka theksuar se qeveria ka krijuar një situatë alarmante të kontrollit të tregut të energjisë nga kompani të cilat, sipas saj, lidhen me të ashtuquajturën “mafia energjetike”, duke përmendur konkretisht EFT-në e Vuk Hamoviqit.

“Mafia energjetike është elefanti në dhomë – mos u fshih pas PDK-së, Listës Serbe dhe mashtrimeve për koalicione.

Qytetarët duan përgjigje, jo prralla.

Ti nuk u përgjigje për monopolizimin e linjave të transmetimit të energjisë nga EFT-ja e Vuk Hamoviqit gjatë qeverisjes suaj.

Ti nuk e paske mohuar që:

• Kosova ka paguar deri në 798.32 euro për MWh vetëm për transport,

• Çmimi i energjisë për qytetarët është dyfishuar, edhe pse erdhët në pushtet me premtimin se do ta ulni,

• 1300 kompani u përjashtuan nga tregu i rregulluar, për t’i ushqyer tregtarët e energjisë.

Patriotizmi yt është fiktiv, po faturën e dyfishuar të energjisë po e paguajnë qytetarët.

Prandaj, edhe një herë:

• Pse e latë EFT-në dhe NOA-n të kontrollojnë tregun?

• Pse u lejua ky monopol me pasoja kaq të rënda ekonomike dhe sociale?

Konsultoje mikun e deputetit Kurti, z. Martin Berishajn se sot kish ardhë për ”vizitë” në Prishtinë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika