Bajrami i komenton ish-deputetit Meta: Doktor, politika e Kurtit dhe Osmanit e ka bë faktor Listën Serbe

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami

Ish-deputeti i GUXO-s, Burim Meta, dhe shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, janë përfshirë në një debat në Facebook, pas një deklarate të Bajramit në emisionin Debat Plus të Televizionit Dukagjini.

Meta kritikoi Bajramin për deklaratat e saj kundër presidentes Vjosa Osmani dhe për qëndrimin ndaj Listës Serbe.

Ai i quajti komentet e deputetes jo të përgjegjshme dhe anti-shtetërore, duke theksuar se janë larg frymës që dikur e bënte LDK-në shtëpi të demokracisë dhe shtetndërtimit.

“Si duket Hykmete Bajramin e paska marrë malli për rezultatin e vitit 2021!

Deklaratat e deputetes dhe mikës time Hykmete Bajrami, kundër Presidentes Vjosa Osmani, përderisa në të njëjtën intervistë thotë se nuk ka problem me Listën Serbe, janë jo vetëm të papërgjegjshme e anti-shtetërore, por edhe larg frymës që dikur e bënte LDK-në shtëpi të të gjithë atyre që besonin në demokraci, dinjitet dhe shtetndërtim.
Si nuk i vjen turp me sulmu Presidenten Osmani e me e mbrojtë Listën Serbe? Por nga të tillët s’duhet të befasohemi më”, ka shkruar Meta.

Në përgjigje, Bajrami ka thënë se nuk ka ndërtuar karrierën e saj politike duke qenë avokatja e askujt dhe nuk mbron Listën Serbe. Ajo sqaroi se është e bindur se politika e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e ka bërë Listën Serbe një faktor politik.

“Doktor,

Unë karrierën time politike se kam ndërtu tu qënë avokatja e askujt, as nuk e bëj një gjë të tillë me ditë që mbes pa asnjë votë, sepse ka tjerë, poltika vazhdon edhe pa mua siç po vazhdon pa ty.
Unë e kam shprehë mendimin tim për kthimin potencial të Vjosa Osmanit në LDK, bile me sqaru mirë edhe një herë po ta them se sipas meje ajo është shkaktarja kryesore e rënies së LDK-së në 12% DHE e rritjes aksidentale të Kurtit/LVV-së në 51% në vitin 2021.
Për Listën Serbe nuk kanë kredenciale të flasin ata që janë koordinu ditë e natë me të njëjtit ose mbajnë poste të larta me votën e Adem Hoxhes!
Ndërsa unë nuk e mbroj Listën Serbe, unë jam e bindur se politika e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e ka bë faktor Listën Serbe, përndryshe me i pas pasë veprat siç i kanë fjalët Vjosa Osmani e Albin Kurti, Lista Serbe sot nuk kish qënë as parti politike e çertifikuar e financuar nga KQZ-ja, ndërsa ti si mjek kishe qënë në gjendje me tregu për ndonjë progres që është bë në fushën e shëndetësisë.
Andaj mos shpif se marre!
E vërtetë se unë s’kam problem me asnjë parti, kam problem me rrënimin që po bëhet shtetit dhe mënyra se si Lista Serbe përdorët si gogol për secilin dështim që pesë vite rresht.
E mora mundin me të shkru, se jemi përshëndet koridorëve të Kuvendit për një mandat”, ka shkruar Bajrami.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika