Bajrami: Kosova po importon gjysmën e energjisë, mafia energjetike po lulëzon

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur alarmin mbi krizën energjetike në vend, duke akuzuar institucionet shtetërore për paaftësi dhe tolerim të mafisë energjetike.

Në një reagim në Facebook, Bajrami ka theksuar se Kosova është e detyruar të importojë gjysmën e energjisë që konsumon, ndërsa prodhimi vendor është në nivele tejet të ulëta për shkak të mosfunksionimit të disa blloqeve të Termocentralit Kosova A.

Sipas të dhënave të KOSTT-it të cituara nga Bajrami, ngarkesa energjetike e ditës ishte 13,950 MW, ndërsa prodhimi arrinte vetëm në 7,157 Mw.

Ky deficit mbulohet me importe, të cilat – sipas saj – përfitojnë kompanitë që tregtojnë energji, si NOA dhe EFT e Vuk Hamoviqit.

“Sot data 20 qershor 2025, Kosova sipas KOSTT-it importon gjysmën e energjisë që e shpenzon – ngarkesa është 13950 MW, ndërsa prodhimi është vetëm 7157 MW, kështu lulëzon mafia energjetike.

Sipas njoftimit të KEK-ut, për më pak se një muaj tri blloqe të Termocentralit Kosova A kanë dalë jashtë funksionit:

A3 – papritmas, më 19 qershor, edhepse nga 22 janari tenderi për rehabilitimin e tij në shumë prej 137 milionësh ende është i hapur,

A5 – më 18 qershor, për shkak të humbjes së ujit në kaldajë,

A4 – në remont që nga 16 maji,

A e dini sa po na kushton kjo?

Sot me date 20 qershor 2025, Kosova e importon rrafsh gjysmën e energjisë që e shpenzon, po, po gjysmën. Sot prodhimi sipas KOSTT-it është 7157 MW ndërsa A e dini se importi që bëhet për shkak të këtyre prishjeve nuk është i përfshirë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% as në vendimin për t’i përjashtuar 1300 biznese nga shërbimi i furnizimit universal?

Por mos kini dyshim, pa energji nuk mbesim! Sa herë që bien blloqet e KEK-ut, ngritën në këmbë tregtarët e energjisë, veçanërisht NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit.

Mbajeni mend: fitimet e tyre janë çmime të rritura për të gjithë ne – këto ndërprerje dhe defekte përkthehen në:

import të shtrenjtë dhe

fatura edhe më të larta për secilin prej nesh në të ardhmën e afërt”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka kërkuar nga Prokuroria që të fillojë hetime urgjente ndaj mafisë energjetike, duke akuzuar qeverinë Kurti dhe zyrtarët në Ministrinë e Ekonomisë, KEK, ZRrE dhe KOSTT për bashkëpunim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me interesat e tregtarëve të energjisë.

“Këto janë paratë tona që paguhen çdo ditë për paaftësinë ose korrupsionin në: Ministrinë e Ekonomisë, KEK, ZRrE dhe KOSTT. Njerëz të vendosur në këto institucione nga vetë Kurti/LVV, me ose pa vetëdije po punojnë për interesin e mafisë energjetike dhe zbrazjes së xhepave të qytetarëve.

Energjia nuk është luks, por nevojë, por për tregtarët e energjisë, është bërë burim i majmë fitimi.

Prokuroria duhet të fillojë menjëherë hetimet për mafinë energjetike. Institucionet dhe udhëheqësit e tyre kanë përgjegjësi për vonesat në remonte, për rënien e tri blloqeve për më pak se një muaj, sepse rënia e blloqeve ju lëvërdisë tregtarëve të energjisë, atyre që kanë monopolizu importin duke rezervuar kapacitetet e transportit të energjisë.

HETIM, LLOGARIDHËNIE, TRANSPARENCË”, ka shtuar deputetja e LDK-së.

Shija e redaktorit

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

Të fundit nga rubrika