Bajrami: Kurti e ka marrë buxhetin nënsqetull, po e përdor sikur të ishte i tij – skemë korrupsioni publik

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për keqpërdorim të buxhetit dhe mashtrime politike që nga ardhja në pushtet.

“Unë si Hykmete Bjarami le të mbetem pa asnjë votë të vetme, le të mbes jashtë politikes nuk e kam asnjë problem, mirëpo ky person Albin Kurti e ka marrë buxhetin nënsqetull dhe po e shfrytëzon sikur të ishin paratë e tija personale, dhe kjo është skemë e korrupsionit publik, ky person e çon shtetin në humnerë ky ka mashtruar qe pesë vite. Ka mashtruar katër vjet e kam çliruar veriun kush i udhëheqë komunat e veriut, më trego ata kryetar që rrishin për gjashtë muaj të mbyllur në komuna më trego a janë zgjedhur deputetë të kuvendit komunal, a nuk është ky mashtrim”, ka deklaruar Bajrami në Debat Plus.

Ajo ka thënë se nuk do ta votojë buxhetin e propozuar nga Qeveria Kurti në detyrë, duke theksuar se, sipas saj, kryeministri po luan me premtime elektorale.

“Unë nuk ia votojë Albin Kurtit buxhetin, sepse ky që ua rrit pensionet në kohë të fushatës, iu lë pa terapitë e kancerit në spitalin e QKUK-së… Kurti që ua rrit shtesat fëmijëve nuk e ka heqë TVSH-në në vaj, sheqer e qumësht me këtë premtim ka ardhur, sepse i konvenon ta mbledhë TVSH-në prej krejt qytetarëve të Kosovës, e ata me pagu shtrenjtë dhe ta mbushë buxhetin e kur vjen fushata ta përdor për fushatë”, ka shtuar Bajrami.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika