Bajrami: Nëse votohet projektligji për shërbimin civil, ai do të përfundojë në Kushtetuese

Deputetja, Hykmete Bajrami, ka thënë se nëse në Kuvend kalon projektligji për shërbimin civil të Kosovës, atëherë ky grup parlamentar nuk do ta votojë atë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se nëse në Kuvend kalon projektligji për shërbimin civil të Kosovës, atëherë ky grup parlamentar nuk do ta votojë atë.

Po ashtu, ajo paralajmëroi se ai do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Edhe një Ligj antikushtetues sot në rend të ditës. Sot, si pikë e 5-të e rendit të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Grupi ynë parlamentar ka qenë kundër këtij Ligji antikushtetues edhe në lexim të parë, ku kemi shprehë shqetësimet dhe argumentet tona kundër, për më tepër “Instituti i Kosovës për Drejtësi” ka analizuar këtë projektligj dhe sot raportin e ka ndarë me të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në këtë raport ndër të tjera thuhet:

“Në atë projektligj nuk ka asnjë dispozitë të vetme e cila nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë projektligj nuk ka asnjë dispozitë që ia vlen të miratohet nga Kuvendi i Kosovës. Për këtë arsye me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës së Kosovës dhe mbrojtjes së institucionit kryesor që mbron rregullat e shërbimit civil, Kuvendi i Kosovës duhet ta refuzojë këtë ligj”, shkroi ajo.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika