Bajrami: Nuk i besoj leximeve të Hekuran Muratit për vendimin e Kushtetueses

Hykmete Bajrami, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shprehur skepticizëm ndaj interpretimit që ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk i besoj fare leximit të Hekuran Muratit. Unë e kam problem gjithmonë me statuset e tij dhe nuk dua ta komentoj. Ajo çfarë unë kam lexuar dhe nuk kam arritur, Hekurani shumë më i shpejtë paska arritur që ta lexojë dhe paska arritur të vijë në përfundim se çfarë ka thënë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Bajrami në një intervistë në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

E pyetur për afatin 30-ditor që Kushtetuesja ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, Bajrami tha se përgjegjësia për arritjen e konsensusit i takon partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Normalisht obligohen të gjithë deputetët, por përgjegjësia kryesore nga ajo çfarë lexuam dhe siç kemi thënë nga dita e parë, është që partia e cila ka të drejtën, ka edhe përgjegjësinë të arrijë konsensusin”, theksoi ajo.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që detyron konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve, ka nxitur diskutime të shumta në skenën politike, ndërkohë që ngërçi institucional vazhdon.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika