Bajrami për Qeverinë Kurti II: Premtimet e juaja për punësim dhe drejtësi janë kthyer në varfëri dhe kaos

Mosekzekutimi i pagave po cilësohet sikurse lojë e qeverisë me qytetarët e Kosovës, nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së

 





Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti II, e cila ka marrë vendimi që të mos i ekzekutojë pagat për mësimdhënësve të cilët kanë qenë në grevë.

Sjelljen e qeverisë, deputetja e opozitës e ka vlerësuar si lojë dhe i ka bërë thirrje asaj që të “mos luaj me qytetarët”.

“Premtimet e juaja për punësim dhe drejtësi janë kthyer në varfëri dhe kaos”, kështu ka vlerësuar Bajrami, teksa e vazhduar thirrjen e saj ndaj Qeverisë Kurti II, për t’i “ekzekutuar pagat dhe mos luani me qytetarë se janë kohë të vështira”.

“U bëj thirrjeve juristëve të këtij vendi, sidomos atyre që janë të afërt me Qeverinë, që t’i tregojnë kryeministrit, ministrit të Financave edhe Ministres së Drejtësisë se n𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐚𝐬𝐤𝐮𝐣𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭’𝐢 𝐜𝐞𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐩𝐚𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, ky veprim as nuk është ligjor e as legjitim.

“Duke mos i ekzekutuar pagat, Qeveria po i godet me mijëra familje, qytetarë të këtij vendi, të cilët po përballën me çmimet me të larta që nga viti 1999”, ka theksuar Bajrami.

Tutje, ajo ka përfunduar duke thënë se Qeveria nuk duhet të harrojë se ka familje për shkak të vendimeve i të Qeverisë Kurti II,  kanë mbetur pa bukë.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika