Bajrami: Po thojnë po “luftohet korrupsioni”, por bordi i KPMM-së ka ndarë 9 milionë euro për Feronikelin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Bordi Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka ndarë 9 milionë euro për kompaninë private "Feronikeli"

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për ndarjen e 9 milionë eurove për kompaninë private “Ferronikeli”.

Bajrami ka thënë se “po thojnë po ‘luftohet korrupsioni’, që një fakt tjetër qysh 51%-shi po lufton korrupsionin”.

“Bordi Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, KPMM, i zgjedhur nga 51% me datë 6 dhjetor 2021, ka marrë vendim t’i falë Ferronikelit (kompani kjo 100% private) 9,019,979.44 Euro obligime ndaj shtetit rentë minerare”, ka thënë Bajrami.

“Bordit të KPMM-së me datë 31.05.2022 e ka njoftuar Ferronikelin për detyrimin prej 9,019,979.44 milionë euro për rentë minerare, mandej me datë 29.08.2022 pendohet dhe nxjerr një vendim tjetër për ta liruar Ferrronikelin nga ky obligim”.

Sipas deputetit të LDK-së, shkarkimi i Bordit të KPMM-së ishte në rend dite në seancën e 2 shkurtit, por është larguar nga rendi i ditës “për procedurë dhe për çudi në seancën e ardhshme nuk është në rend dite, d.m.th. përkundër fakteve të ditura, ky bord vazhdon të jetë në detyrë me kompetenca të plota”.

“Ky Bord sigurisht do të shkarkohet nga Kuvendi, por dëmi tashmë është bërë, tani shteti do të sorollatet nëpër gjykata duke kontestuar vendimin e vet/Bordit të KPMM-së në favor të Ferronikelit”, ka theksuar Bajrami.

“Garant komitetet e LVV-së e cilësojnë këtë si ”luftë kundër korrupsionit”’, ka thënë tutje deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika