Bajrami: VV nuk ka interes për formimin e institucioneve, vendimet e qeverisë janë joligjore

Hykmete Bajrami deputetja e LDK-së, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje pas dështimit të seancës konstituive, duke theksuar se kjo parti nuk ka interes për formimin e institucioneve.

“Sot u propozuan dy kandidate për të cilat dihej se nuk kishin votat. Është e qartë që nuk kishte mbështetje as për Haxhiun, as për Gërvallën”, deklaroi Bajrami.

Ajo shtoi se “zyret e qeverisë janë të uzurpuara dhe vendimet që po merren janë joligjore”.

Bajrami i bëri thirrje Prokurorisë Speciale të trajtojë seriozisht kallëzimet penale të dorëzuara nga LDK.

“VV-ja nuk ka as interes për të konstituar Kuvendin. Sot propozuan dy kandidate për të cilat dihej se nuk i kishin votat. Është fatkeqësi që ende nuk kemi institucione, zyret e qeverisë janë jashtë mandatit, dhe vendimet që po merren janë të gjitha joligjore. I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të merret seriozisht me 17 kallëzimet penale që i kemi dorëzuar”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika