Ballkani fiton ndaj Klaksvik, tani shpreson për kualifikimin në raundin e ‘play-offit’ në Ligën e Konferencës

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka arritur fitore me rezultat 3 me 2, përballë ekipit nga Ishujt Faroe, Klaksvik

(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka arritur të triumfojë përballë ekipit nga Ishujt Faroe, Klaksvik, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ballkani ndeshjen e filloi me golin e Nazmi Gripshit në minutën 30-të falë asistimit nga Lumbardh Dellova.

Vendasit vazhduan dominimin duke gjetur golin e dytë përmes Meriton Korenicës, i cili e dyfishoi epërsinë në minutën e 41-të, pas një asistimi nga Ermal Krasniqi.

Nikoqirët shënuan edhe në gjysmën e dytë kur Albion Rrahmani e realizoi golin e tretë në minutën e 50-të.

Golin e parë për skuadrën mysafirë e shënoi Pall Klettskard në minutën e 69-të, ndërsa i njëjti futbollist e ngushtoi rezultatin në minutën e 88-të.

Ballkani mbetet favorit që në ndeshjen e kthimit si mysafir më 11 gusht të sigurojë pjesëmarrjen në raundin e ‘play-offit’, pasi do të kualifikohej edhe me barazim.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika