Ballkani dhe Cluj marrin nga një pikë në stadiumin Fadil Vokrri

Ndeshja në mes ekipit Kosovar Ballkanit dhe atij rumun Cluj e zhvilluar në Stadiumin Fadill Vokrri është mbyllur me rezultat të barabartë një me një

Skuadra e Ballkanit

Ballkani nuk ka arritur që të mposhtë ekipin nga Rumania Cluj, pasi në minutat shtesë ekipi rumun ka barazuar, në Stadiumin Fadil Vokrri.

Golin e epërsisë për Ballkanin e ka shënuar Armend Thaçi, me nje goditje të fuqishme në minutën e 64.

Ndërsa, golin e barazimit për ekipin kundërshtar e ka shënuar Yuri Matias në minutat e fundit të lojës së rregullt.

Kjo lojë u zhvillua në kuadër të Ligës së Konferencës, ku Ballkani para pak kohësh ka mësuar grupin për në këtë fazë të Ligës së Konferencës.

Përveç skuadrës rumune Cluj, Ballkani do të takojë skuadrën çeke, Slavia Praga, dhe skuadrën turke Sivasspor.

Me këtë rezultat të dy ekipet do të marrin nga një pikë dhe dhe do të renditën në vendet e para, pasi dy ekipet tjera Sivassspori dhe Slavia Prague nuk janë ndeshur ende.

Ballkani në epërsi ndaj ekipit rumun Cluj

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika