“Bama bukën gati se nuk vonohna” – Çka i kishte thënë djali, nënës së tij në telefon pak para se të vritej

Foto nga vendi i ngjarjes më 2021
Foto nga vendi i ngjarjes më 2021

Në gjykatën e Pejës është duke u dëgjuar si dëshmitar Beqë Hamzaj, babai i djalit të vrarë në autobus, i cili po kthehej nga shkolla më 26 nëntor të vitit 2021, në sulmin e të cilit mbetën të vrarë 3 persona në Gllogjan të Deçanit.

Ai rrëfeu momentet e mbrëmjes kritike, duke thënë se djali i tij kthehej zakonisht nga shkolla në orën 18:50 minuta, kurse atë natë i kishte shkruar nënës së tij diku rreth orës 18:35.

“Atë natë djali im i ndjeri, diku edhe 25 në 7 i ka shkru nanës së vet “Bama bukën gati se jam ka vijë e nuk vanohna. Mu zakonisht djali m’vijke në 15 në 7 ose 10 në 7. E kam marrë telefonin dhe e kam thirrë” – nisi dëshminë në gjykatë babai i të ndjerit.

Ai shtoi se, meqë ishte vonuar, e kishte thirrë në telefon, por aty ishte lajmëruar një djalë tjetër.

“Më është lajmëruar një djalë tjetër. Më ka thënë mos e leni pa ardhë se na kanë gjujtë me automat në autobus” – tha Hamzaj sot.

Ai tha se kishte qenë i pari që kishte mbërritur te vendi i ngjarjes. Për këtë vrasje të rëndë po akuzohen Kreshnik, Halil e Kastriot Mehmetaj.

Sipas Prokurorisë, vrasja ka ndodhur “për motive hakmarrëse pa çarë kokën për pasojat” të familjes Mehmetaj ndaj tani të ndjerit G.Gj., duke e ndërlidhur vetëvrasjen e motrës së të akuzuarve Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, H.M., me tani të ndjerin G.Gj.

Viktima ishin 2 nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., dhe shoferi i autobusit G.Gj. Vrasja kishte ndodhur në orët e mbrëmjes derisa një autobus po qarkullonte në rrugën nëpër Gllogjan./Kallxo.com

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika