“Bandat, narkotrafikantët, fajdexhitë… lidhje me pushtetin”, Rexhaj i përgjigjet Tahirit: Nuk ka sens, është një gënjeshtër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka reaguar ndaj akuzave të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili gjatës ditës e cilësoi gjendjen e sigurisë në vend si pasojë të lidhjeve të pushtetit me bandat kriminale.

Tahiri: 5 vrasje në 48 orë – Kosova në krizë sigurie, bandat kriminale kanë lidhje me pushtetin

Në Debat Plus, Rexhaj tha se pretendimet e Tahirit nuk kanë asnjë bazë dhe i quajti ato “një gënjeshtër”.

“Ajo çfarë ka deklaruar ish-shefi i GP të PDK-së nuk ka sens dhe mendoj që është një gënjeshtër. Pra, e keni parë që ambasada shqiptare ka qenë në organizim dhe personi i apostrofuar aty, nuk ka dal në fotografi vetëm më kryeministrin Kurti… e dyta nuk kemi asnjë mekanizim mbrojtës, i cili detekton ata që kanë vepra kriminale, janë kriminel, fajdexhi apo çfarëdo qoftë. Që na afrohen dhe dalin në fotografi me ne…”, ka thënë Rexhaj.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika