Pas disfatës ndaj Real Madridit në xhiron e kaluar, Barcelona arriti të rikthehej te fitorja në La Liga, duke mposhtur Elchen në “Camp Nou” me rezultatin 3:1, në kuadër të javës së 11-të.
Lamine Yamal hapi serinë e golave për Barcelonën në minutën e 9-të, ndërsa vetëm dy minuta më pas, Ferran Torres shënoi golin e dytë për ekipin vendas.
Para përfundimit të pjesës së parë, Rafa Mir ngushtoi diferencën në 2:1 për Elchen në minutën e 42-të.
Marcus Rashford vulosi rezultatin final në minutën e 61-të me golin e tretë për Barcelonën.
Me këtë fitore, Barcelona mbetet në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Real Madrid vazhdon të kryesojë tabelën me pesë pikë më shumë. Elche renditet i nënti me 14 pikë.