Basha i kundërpërgjigjet Hotit: S’mundesh edhe flamurin e Amerikës, edhe argatin e Vuçiqit

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka akuzuar ish-kryeministri Avdullah Hoti, pasi ky i fundit kishte kritikuar kryeministrin Kurti për situatën e krijuar në veri të vendit

Deputeti i VV-së, Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dimal Basha, e ka akuzuar rëndë deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK-së dhe ish-kryeministrin, Avdullah Hoti, duke i thënë se “Nuk mundesh edhe flamurin e Amerikës, edhe argatin e Vuçiqit”.

Ky reagim i Bashës erdhi pas deklaratës së Hotit, i cili e quajti antiamerikane Qeverinë aktuale dhe se LDK e ka pasur mirë kur e kanë rrëzuar Qevrinë Kurti 1 në vitin 2020.

Basha iu drejtua Hotit duke i thënë “Mirë që e ke pranuar që ‘razumesh po malo,’ se me pas marrë vesh ma shumë ma n’hije ishi kanë”.

Reagimi i Hotit vjen pas sanksioneve të ShBA-së ndaj Kosovës, ku ia ka ndaluar pjesëmarrjen në Defender 23.

Vendimi i ShBA-së erdhi pas moskoordinimit nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me aksionet në veri të vendit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika