Basha thotë se Kushtetuesja nuk ka bazë për masë të përkohshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar se nuk beson që Gjykata Kushtetuese do të vendosë masë të përkohshme në lidhje me vendimin e Kuvendit për emërimin e Nenad Rashiqit dhe Emilija Rexhepit si nënkryetarë të Kuvendit.

Në një intervistë për RTK, Basha tha se vendimi i Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e punës.

“Unë nuk mendoj se Gjykata Kushtetuese ka rast. Kjo u dëshmua herën e fundit, kur e fitoi një të drejtë kushtetuese zonja Emilija Rexhepi. Një e drejtë kushtetuese është vendimi i Kuvendit, tani me Nenad Rashiq dhe zonja Emilija Rexhepi si nënkryetarë të Kuvendit. Kjo pas shterimit të të gjitha opsioneve që ofron rregullorja e Kuvendit, dhe do të ishte komplet absurde me mendu që t’i refuzohej e drejta e një nënkryetari që i takon komunitetit serb, i cili përfaqëson komunitetin serb dhe është në linjë me rregulloren e punës së Kuvendit. Prandaj, unë nuk besoj se do të ketë masë të përkohshme, megjithatë do të dërgojmë komentet tona. Por Gjykata do ta injorojë këtë plotësisht, sepse nuk ka asnjë argument të vetmin. A i kanë numrat? Kjo varet nga mandatari që është kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe afati është deri të dielën, kështu që duhet ta kalojmë deri të dielën për të parë se kur do të thirret seanca dhe si do të procedohet”, tha ai.

“Unë vazhdoj me besu që partitë shqiptare duhet ta gjejnë vullnetin që të bashkëpunojnë mes veti. Herët a vonë këto parti do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën sepse nuk kanë ku e qojnë njëra tjetrën . Kurrë nuk mendoj që një individ i cilitdo subjekt në këtë Republikë do me qenë pengesë që shteti me ec përpara. Këtë e kam bindje. Unë e di që në këtë Republikë me vite kanë luftuar për karrige. Mua nuk më impresionon asnjë pozitë.Unë mendoj që janë përgjegjësi që na shtinë me punua për këtë shtet dhe na ngarkon me përgjegjësi edhe më të mëdha, por në asnjë moment të vetëm nuk e shohë unë një karrige si formë ku duhet me e mbajt peng komplet shtetin”, tha ai .

Duke shtuar se me vendos subjekti dhe “me thanë që për hir të interesave kombëtare edhe nëse subjekti im kryesia nesër mblidhet thotë kjo është marrëveshja.

“Edhe para meja kanë lëshuar pozita shumë më të larta, as nuk duhet me qenë temë kjo që për një karrige një njeri e banë një luftë dhe kallet Kosova”, tha ai.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika