Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke vazhduar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka bërë të ditur se në kuadër të vizitës ka takuar edhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ku bashkë në një panel kanë ndarë rrëfimin e Kosovës që nga çlirimi, transmeton Dukagjini.
“E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në Neë York në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Facebook.