Bashkimi i komunës veriore me AKK-në, Ferati-Doli jep detaje

Aida Ferati-Doli, Këshilltarja komunale, ka dhënë detaje për bashkimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK)

Këshilltarja komunale , Aida Ferati-Doli

Aida Ferati-Doli, Këshilltarja komunale, për bashkimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK), në “FIVE” ka thënë se fillimisht kjo komunë ka shprehur dëshirën t’i bashkohet AKK-së.

“Ka qenë kërkesë e komunës, rrjedhimisht e kryetarit, çfarë kemi bërë ne sot në Kuvendin Komunal është se kemi votuar pro këtij bashkimi”, ka thënë Ferati-Doli.

Ferati-Doli ka thënë tutje se ky veprim është legjitim.

Këshilltarja komunale ka shtuar se bashkimi i Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës nuk do të ndikojë në situatën e krijuar në këtë pjesë të vendit.

“Secila komunë ka të drejtë t’i bashkohet këtij asociacioni, Mitrovica e Veriut ka shprehur dëshirën dhe ne me një vednim në Kuvendin Komunal e kemi bërë këtë gjë”, ka shtuar tutje ajo.

Gjatë kësaj të premteje është votuar pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur Këshilltarja komunale, Aida Doli.

Me anë të një postimi në Facebook, Doli e ka cilësuar këtë votim si një tregues bashkëpunimi e përforcimi të qeverisjes lokale.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për t’i adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika