Teksa Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në komunën e Zubin Potokut dhe Zveçanit, flitet që tanimë është arrestuar një person.
Megjithatë, deri tani nuk ka asgjë të konfirmuar.
Në Polici dhe prokurori kanë thënë se më vonë do të lëshojnë një komunikatë për media. Kurse, KosovaPress ka mësuar se bastisjet kanë të bëjnë me dyshimin për vrasjen e doganierit të EULEX-it, vrasje e cila ka ndodhur në vitin 2013. Ne kemi siguruar disa pamje nga njëri objekt që është kryer bastisja në Zveçan.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, mëngjesin e sotëm kanë zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to, vrasje të rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Prokuroria Speciale me operacion bastisjeje në 9 lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan