BDI: 19 avancime për maqedonasit, një për turqit, asnjë për shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim të premten ka alarmuar se diskriminimi sistematik i shqiptarëve po vazhdon edhe më tej.

Sipas partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bëhet fjalë për diskriminim të qëllimshëm e sistematik.

“Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon me shqetësim të thellë shembullin më të fundit të diskriminimit të qëllimshëm dhe sistematik të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike”, thuhet në kumtesë.

“Vetëm në një rast, Fondi për Sigurim Shëndetësor i RMV-së, janë realizuar 19 avancime, prej të cilave 18 për maqedonas, 1 për turq dhe asnjë për shqiptarë. Ky është një tregues i qartë i përjashtimit etnik dhe shkeljes së parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe një dëshmi e vazhdimësisë së politikave diskriminuese që po zbaton kjo qeveri.”

Për partinë e drejtuar nga Ali Ahmeti, veprime të tilla të Qeverisë së Mickoskit tregojnë se ajo në praktikë po vepron “si një regjim i izolimit etnik, duke i kthyer institucionet publike në mure për shqiptarët.”

“Në vend të barazisë, kjo qeveri po vendos një sistem përjashtues që avancon vetëm të përzgjedhurit etnikisht, duke anashkaluar profesionistët shqiptarë dhe duke i mohuar atyre të drejtën për rritje profesionale dhe institucionale. E filluan me hjekjen e balancuesit në mënyrë antikushtetuese nga Kushtetuesja, për të krijuar mundësitë që shqiptarëve t’ua japin statusin e të padëshiruarve në administratën shtetërore dhe publike,” thuhet në kumtesën e BDI-së.

“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve për transparencë dhe përgjegjësi, dhe paralajmërojmë se BDI nuk do të lejojë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre.” 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika