BE, 17 milion euro për të mbajtur infermierët brenda unionit 

Flamuj të BE-së para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Lituania do të ofrojë shkollim falas për qindra të rinj që duan të bëhen infermierë, në përpjekje për të forcuar sistemin shëndetësor në vështirësi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Lituanisë, kolegje dhe universitete do të pranojnë 535 studentë në programe infermierie të financuara nga shteti për vitin akademik 2025-2026 – 100 më shumë se vitin e kaluar.

Ata do të duhet të paguajnë për arsimimin e tyre, përveç rasteve kur bien dakord të punojnë për dy vite në disa qendra mjekësore të caktuara pas diplomimit. Nëse pranojnë të punojnë në vend, institucione do t’ua mbulojnë tarifat e shkollimit. Programi pritet t’u kursejë studentëve vetëfinancues midis 10,500 dhe 16,400 euro për person.

Pas diplomimit, studentët do të inkurajohen të kthehen në vendlindjet e tyre për periudhën dyvjeçare të punës. Ata mund të zgjedhin çdo fushë që dëshirojnë – qoftë praktikë e përgjithshme, kujdes emergjence, psikiatri, pediatri apo një tjetër degë.

Bashkimi Evropian do të ofrojë 17 milionë euro për këtë program, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të zgjidhur mungesat e infermierëve në të gjithë vendet anëtare të unionit.

Në vitin 2022, Lituania kishte 27 të diplomuar për infermieri për çdo 100 mijë, duke u renditur e 11-ta mes 33 vendeve evropiane me të dhëna të disponueshme. Por 51.5% e infermierëve në vend ishin mbi 55 vjeç – përqindja më e lartë në Evropë.

Shumë pak infermierë emigrojnë drejt Lituanisë, një vend me 2.8 milionë banorë duke e detyruar këtë vend baltik të gjejë mënyra për të rritur numrin e infermierëve vendas.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika