BE e gatshme të punojë me presidentin e ri të Malit të Zi

Flamujt e Bashkimit Evropian valëviten jashtë selisë së Komisionit të BE-së, në Bruksel

Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmëri për të punuar me presidentin e ri të zgjedhur të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, duke shprehur bindjen se ky shtet do të mbetet i përkushtuar për rrugën evropiane.

Në të njëjtën kohë, Brukseli ka bërë ftesë për stabilitet politik në këtë shtet, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i reformave dhe të arrihet përparim në negociatat e anëtarësimit.

Kështu ka thënë të hënën e 3 prillit në Bruksel, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur u pyet rezultatin e zgjedhjeve në Podgoricë.

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka fituar rreth 60 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, ka marrë rreth 40 për qind, treguan rezultatet preliminare.

“BE-ja do t’i japë vlerësimet e veta zyrtare pasi të bëhet publik raporti i Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve”, ka thënë Stano, shkruan REL.

“Në përgjithësi presim të bashkëpunojmë me presidentin e ri dhe me të gjithë partnerët politikë në Podgoricë, për t’i ndihmuar Malit të Zi të mbetet fuqishëm në rrugën e integrimeve evropiane… prioriteti duhet të jetë sundimi i ligjit dhe vazhdimi i reformave në drejtësi, ashtu siç është kërkuar nga raportet përkatëse të Komisionit Evropian”, ka vijuar ai.

Analistët thonë se është ende e paqartë nëse Millatoviq dhe partia e tij në rritje “Evropa tani” do të vazhdojnë t’i ndjekin politikat pro Bashkimit Evropian.

Ata paralajmërojnë se marka e populizmit e kësaj partie mund të shkaktojë lëkundje përballë çështjeve të vështira, me të cilat, përballet një nga demokracitë më të reja të kontinentit, përfshirë këtu: ndarjet politike mbi identitetin serb dhe malazez, marrëdhëniet me Beogradin dhe Kishën Ortodokse Serbe, si dhe ndikimin rus në rajon.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika