BE mirëpret vendimin e Serbisë për targat RKS

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një përgjigje për Dukagjinin e ka quajtur hap pozitiv drejt zbatimit të Marrëveshjes vendimin e Serbisë për t’i njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova

Flamuj të BE-së pranë ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel.

Bashkimi Evropian e ka cilësuar si hap pozitiv drejt normalizimit të raporteve vendimin e Serbisë që brenda territorit të saj të lejojë qarkullimin e lirë të veturave me targa të Kosovës, RKS – Republika e Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Dukagjinin ka thënë se pret që Kosova të ndërmarrë një vendim të ngjashëm dhe tha se kjo dëshmon se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit “është i mundur”.

“Ne mirëpresim vendimin e Serbisë që zyrtarisht t’i njohë targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova. Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, por edhe zotimeve të mëparshme në kuadër të dialogut që lirinë e lëvizjes. Kjo dëshmon se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur. Po ashtu është një hap i duhur drejt integrimit më të mirë evropian të Ballkanit Perëndimor, që në fund përfitues do të jenë qytetarët e rajonit. Ky vendim hap rrugën për heqjen e plotë të regjimit të letrave ngjitëse [sticker]. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, ka thënë Stano.

Më 25 dhjetor, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, kumtoi lajmin se nga 1 janari i vitit 2024, veturave me targa RKS do t’u mundësohet lëvizja e lirë në territorin e Serbisë.

Megjithatë, ai nuk specifikoi nëse targat e veturave do të mbulohen me letra ngjitëse kur të kalojnë kufirin, praktikë që aktualisht zbatohet.

Për çështjen e lëvizjes së lirë, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje më 2011, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika