BE mirëpret vendimin për pronat e Manastirit të Deçanit

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit.

Përmes një postimi në platformën “X”, Szunyog e cilëson si një ditë të mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Zbatimi i shumëpritur i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit dhe Regjistrimit të truallit të Manastirit më në fund bëhet realitet. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka deklaruar Sunzyog.

Sipas tij, vendimi është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika