Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër të ardhshëm, Bedri Hamza, ka nisur shpërndarjen e fletushkave nëpër qytetet e Kosovës me zotimet kryesore të programit të tij.
Hamza ka ndarë një video gjatë vizitës në Ferizaj, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu kanë takuar qytetarë, në mesin e tyre edhe mërgimtarë, të cilët kanë ardhur për të votuar më 28 dhjetor, njofton Dukagjini.
“Zotimet tona kryesore për zhvillim dhe mirëqenie tashmë në duart e qytetarëve. Bashkë në Ferizaj, përpara për Kosovën”, ka shkruar Hamza.
Kujtojmë se zotimet kryesore të Hamzës përfshijnë 50% rritje pagash, pensionesh, ndihmat sociale, ulje të tatimit në paga, zero TVSH për produkte bazike dhe energjinë elektrike.