Begaj ia shpreh mbështetjen Kurtit për marrëveshjen: Dakordimi në Ohër – garanci për paqen

Begaj ia ka shprehur Kurit mbështetjen për marrëveshjen e Ohrit, më 18 mars, duke vlerësuar se dakordimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij, është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian

Begaj ia shpreh mbështetjen Kurtit për marrëveshjen e Ohrit

Gjatë ditës së diel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Begaj ia ka shprehur Kurtit mbështetjen për marrëveshjen e Ohrit, më 18 mars, duke vlerësuar së dakordimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij, është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Presidenti Begaj shprehu gjithashtu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Kurti e ka informuar presidentin shqiptar në detaje mbi negociatat e zhvilluara me Serbinë, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti, gjatë kësaj dite, është takuar edhe me kryeparlamentaren shqiptare, Lindita Nikolla, dhe pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika