Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mirëpritur marrëveshjen Izrael – Hamas të shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Begaj vlerëson se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve, njofton Dukagjini.
“Arritja e marrëveshjes së fazës së parë të planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit, një hap i rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve”.
“Vlerësoj rolin e presidentit Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen. Besoj se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme”, ka shkruar Begaj.