Begaj takohet me komandantin e KFOR-it: Rendi kushtetues i Kosovës s’duhet cenuar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Kosovë është pritur nga komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajari. Komandanti i KFOR-it e ka informuar presidentin Begaj mbi situatën e sigurisë në Kosovë e veçanërisht në veri të saj, ndërsa ka vlerësuar profesionalizmin e efektivëve të FA, në misionin e KFOR-it

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari.

Në njoftimin e zyrës së presidentit të Shqipërisë thuhet se, gjatë këtij takimi presidenti Begaj është informuar mbi situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti në Veri të saj.

Komandanti i KFOR-it, e ka vlerësuar profesionalizmin e efektivëve të FA-së, në misionin e KFOR-it.

Ndërkaq, Begaj vlerësoi rolin e pazëvëndësueshëm të NATO-s dhe KFOR-it, për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

Presidenti Begaj është ndalur edhe në Pejë, ku është takuar me efektivë të Forcave të Armatosura.

“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cenuar”, ka thënë kreu i shtetit shqiptar, gjatë takimit të tij me efektivët e Forcave të Armatosura.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Derisa, vlerësoi kontributin e çdo efektivi të FA-së, Presidenti Begaj kërkoi kujdes në përmbushjen e misionit të tyre.

Ndryshe, Begaj gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë si president, është takuar me homologen e tij Vjosa Osmani.

Pos Osmanit, Begaj ka takuar edhe kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.

Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë, presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njëjta drejt rrugës evropiane.

Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.

Gjatë së hënës, presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova si dhe familjes Jashari në Prekaz.

Ai po ashtu, është takuar edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Por, takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, nuk u realizua.

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se LDK shpreh keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë,  Bajram Begaj, me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.

Halimi tha se për dallim nga krerët insitucionalë paraprakë të Shqipërisë, presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprakë, presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qendrore të saj.

“Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj, të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë”, shtoi Sibel Halimi.

Zëdhënësja politike e LDK-së ka përfundur duke thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar siç ka qenë përherë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika