Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, ka deklaruar se mendimi i tij dhe i vendit shkon tek dëshmorët e lirisë dhe tek ata që po përballen me një betejë të vështirë dhe të padrejtë në Hagë.
Begaj ka theksuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, të cilët udhëhoqën popullin drejt lirisë, po përballen padrejtësisht me akuza të montuara në Gjykatën Speciale, duke u bërë objekt paragjykimi dhe akuzash.
“Në këtë përvjetor mendimi ynë shkon tek ata që nuk janë fizikisht mes nesh, zemrat tona janë me dëshmorët e lirisë aty ka ata prehen, por sot mendimi ynë është edhe me ata që po përballën me një betejë të vështirë të padrejtë dhe vendimtare ne Hagë. Historia e Kosovës nuk mund të kuptohet dhe as të shkruhet pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, ata që dje udhëhoqën popullin drejt lirisë sot përballën padrejtësisht me akuza të montuara në Gjykatën Speciale dukë na bërë të gjithë të ndihemi të fyer, ta paragjykuara dhe të akuzuar”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu ka theksuar se Shqipëria qëndron pranë UÇK-së, komandantëve dhe qytetarëve të Kosovës, duke ndarë dhimbjen dhe zemërimin e tyre, dhe se mbështetja do të vazhdojë “jetë e mot”.
“Ata Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të gjithë që morën armët për të kërkuar lirinë për atdheun e tyre lirinë për familjet e tyre, tokën e tyre, gjuhën e tyre janë siç kanë qenë e do të jetë gjithmonë kudo, kurdo e në çdo kohë simbole të lirisë, ata janë memorie shtetërore e kombëtare. E vërteta nuk mund të tjetërsohet dhe historia nuk mund të rishkruhet e as të ndryshohet sepse liria ka emër, liria meriton respekt, liria meriton drejtësi e mirënjohje. Shqipëria është me UCK-në, me komandantët me qytetarët e Kosovës me dhimbjen e zemërimin tyre, Shqipëria ka qëndruar pranë e do të qëndrojë jetë e mot”, ka deklaruar presidenti Begaj.