Begaj thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, dhe është diskutuar për kërcënimet ndaj sigurisë në nivel kombëtar, rajonal dhe atë global

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

“Thirra sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar si detyrim kushtetues me synim analizimin e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe analizimin e prioriteteve të sigurisë kombëtare për vitin 2023”.

Kështu e fillon njoftimin presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, për mbajtjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar gjatë kësaj të hëne.

“E vlerësova si shumë të rëndësishëm këtë takim dhe angazhimin e të gjitha institucioneve për garantimin e sigurisë kombëtare në fushën e tyre të përgjegjësisë”, ka shkruar presidenti Begaj.

Presidenti Begaj ka theksuar si të domosdoshëm bashkërendimin, përpjekjet dhe sigurimin e gjithpërfshirjes institucionale, përdorimit efikas të burimeve kombëtare dhe kërkimit të kontributit të çdo qytetari në funksion të sigurisë kombëtare.

“Kërkova gjithashtu që të trajtohet me prioritet hierarkia e dokumentacionit strategjik si procesi i rishikimit dhe hartimit të dokumentave strategjikë, Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, dokumentave strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, emergjencave civile, si dhe strategjive sektoriale”, ka potencuar Begaj.

Presidenti Begaj ka shtuar se këta dokumenta “nuk duhet të jenë thjesht dokumenta formalë, por duhet të jenë të mirëbuxhetuara dhe të sigurojnë përdorimin në mënyrë të koordinuar dhe harmonizuar të instrumentave të fuqisë kombëtare në garantimin e sigurisë, të nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, të rrisin mirëqënien e qytetarëve, dhe të sigurojnë mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika