Bëhen homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nën udhëheqjen e kryetarit të saj Lumir Abdixhiku në 36-vjetorin e themelimit të kësaj partie kanë bërë homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova në Velani të Prishtinës, nga ku u vlerësua lartë kontributi i tij dhe i partisë për lirin, pavarësi dhe demokraci.

Kryetar i LDK-së, Lumri Abdixhiku u shpreh se programi i bërë 36 vjet më parë nga Ibrahim Rugova dhe intelektualë të shquar u bë program nacional i gjithë popullit që synonte lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit. Ai thekson se ky program ka qenë, mbetet dhe do të jetë përherë mision i tyre politik.

“Sot shënojmë 36-vjetorin e themelimit të formacionit të parë të pavarësisë, të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhe me këtë shënojmë edhe një nismë të jashtëzakonshme historike të popullit të Kosovës, nismën për liri, pavarësi e demokraci. 36 vite më parë, intelektualë të shquar të kohës, në krye me atin themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentin Historik, doktor Ibrahim Rugova, themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës, programi i së cilës së shpejti u bë program nacional i gjithë popullit të Kosovës. Ky program synonte lirinë, pavarësinë, demokracinë. Ky program u realizua në plotni. Liri, Pavarësi dhe Demokraci për 36 vite, ishte, mbetet dhe do të jetë misioni ynë politik”, tha ai.

Abdixhiku ka uruar të gjithë në këtë përvjetor të partisë, duke theksuar se LDK para se të ishte parti politike, ishte lëvizje e gjithë popullit.

“Kujtojmë Presidentin historik, atin themeltar të Republikës së Kosovës, kujtojmë të gjithë veprimtarët e shquar të LDK-së që dhanë më të shtrenjtën e tyre për këtë shtëpi të madhe të demokracisë, kujtojmë edhe miqtë dhe aleatët tanë që qëndruan me ne në periudhat më të vështira të popullit të Kosovës dhe me krenari të madhe vazhdojmë rrugëtimin tonë politik drejt së ardhmes. Urime edhe juve dhe gjithë Kosovës, sepse LDK, para se të ishte parti politike, ishte lëvizje e gjithë popullit të Kosovës. Kështu është nisur dhe kështu do të jetë përgjithmonë në histori”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika