Parandalohet kontrabanda e migrantëve sirianë në Kçiq të Mitrovicës, arrestohet një person

Të hënën e 18 korrikut, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kontranbandim të migrantëve nga Siria. Migrantët sirianë janë dorëzuar në Departamentin për Migrantë dhe të Huaj

Ilustrim

Policia e Kosovës të hënën e 18 korrikut ka parandaluar një rast të kontrabandës me migrantë në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, e cila ishte duke shkuar në rrugën nacionale (Prishtinë-Mitrovicë), kanë hasur në tetë persona shtetas të huaj nga Siria. Migrantët nga Siria ishin pa dokumente identifikuese.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa, tetë shtetasit e huaj sirianë i janë dorëzuar Departamentit për Migrantë dhe të Huaj, për procedura të mëtejshme.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika