Behrami: Kushtetuesja dhe Supremja i dhanë “karton të kuq” Kurtit

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me seancën e nesërme dhe tentativën e 53-të për konstituimin e Kuvendit.

Behrami ka thënë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë “karton të kuq” Albin Kurtit javën e kaluar, dhe sipas tij, njëjtë ka vepruar edhe Gjykata Supreme po ashtu javën e kaluar.

“Qytetarët të cilët tashmë janë të bindur se arsyeja e bllokadës është Albin Kurti, po ashtu është një ‘karton i kuq’”, ka deklaruar ai.

“Bashkësia ndërkombëtare, ndonëse flet me gjuhë diplomatike, e di dhe është shumë e bindur se problemi kryesor është z. Kurti, i cili edhe më tutje i ka kapur institucionet e Republikës së Kosovës, e ka okupuar zyrën e kryeministrit dhe përmes Avni Deharit ka okupuar edhe zyrën e Parlamentit, dhe është duke u munduar të bëjë një bllokadë totale”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së tutje ka deklaruar se në krye të shtetit nuk kemi më burrështetas të cilët kanë qenë të parashikueshëm, jo vetëm në marrëdhëniet me SHBA-të dhe aleatët ndërkombëtarë, por edhe me popullin e Kosovës.

“Tani kemi një deputet i cili është i paparashikueshëm, pra askush nuk e di se çfarë është duke u zier në kokën e tij, por ajo çfarë kemi parë, z. Kurti është i burgosur në botëkuptimet e tij kamikaze”, është shprehur Behrami.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika