Bekë Berisha kritikon projektin 18 milionësh për sheshin “Xhorxh Bush”: Me aq para bëhet tunel e shesh funksional

Bekë Berisha, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, në emisionin Debat Plus ka thënë se hyrjet e Prishtinës kanë disa probleme ku krijohen kolona, ndërsa ka akuzuar kundërkandidatët e tij për mungesë të veprimeve konkrete.

“Edhe te rrethi i Flamurit, aty gjendet një pompë benzine. Sikur të ishte eliminuar ajo, do të kishte hapësirë të mjaftueshme për t’u liruar Prishtina. Por siç duket, këta kundërkandidatët e mi të gjithë e njohin atë pronarin aty”, ka thënë Berisha.

I pyetur nëse, në rast se bëhet kryetar i Prishtinës, do ta eliminojë atë pompë derivatesh, ai është shprehur: “Po, fort.”

Berisha ka folur gjithashtu edhe për sheshin “Xhorxh Bush”, duke kritikuar mungesën e efikasitetit të qeverisjes aktuale në realizimin e projekteve.

“Unë po i shoh disa që po thonë ‘e qeli, e mbylli’, por unë besoj se s’janë as që e mbyllin, as që e hapin, as që e kryejnë, as që e vazhdojnë – kurrgjë hiç. Ai është problem ku është parashikuar një projekt prej 18 milionësh për ta shtruar me gurë. Mendoj që ato 18 milionë janë shumë për me bë një shesh. Ne kishim mujt me bë – unë si ide e kam me ndërtu edhe një tunel, me pas qarkullim dhe me u bë funksional komunikacioni, por edhe sheshi me qenë përmbi”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika