Bekë Berisha prezanton programin për Prishtinën: Reduktim me 60% të qenve endacakë dhe fokus në arsim, shëndetësi e mirëqenie sociale

Bekë Berisha, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, në emisionin Debat Plus ka thënë se plani i tij për kryeqytetin është ndërtuar mbi shtatë shtylla, të cilat përfshijnë “krejt problemet e identifikuara” me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës.

“Po ashtu, e kemi bërë një listë të asamblistëve, të njerëzve të profesioneve të ndryshme, me të cilët besojmë se këto probleme të identifikuara dhe të vendosura me prioritet nga qytetarët do t’i zgjidhim. Me zbatimin e këtij programi që e kemi bërë, e që është gjithëpërfshirës, besoj se Prishtina pastaj mund të hyjë në një fazë tjetër ku mund të flasim për projekte më të mëdha”, ka thënë ai.

Berisha ka shtuar se ndër prioritetet e para janë arsimi dhe rinia, shëndetësia, kujdesi social, si dhe çështja e qenve endacakë, për të cilën tashmë ka hartuar një program të posaçëm.

“Këta do t’i trajtojmë. E kemi bërë një program që, nëse zbatohet, rezultatet pas katër vjetësh do t’i kemi: uljen e popullsisë së qenve endacakë për -60%, sterilizimin e 70% të qenve me pronar brenda tri viteve, edukim të vazhdueshëm në 100% të shkollave fillore, rritjen e adaptimit të qenve endacakë me 25%, si dhe -80% mundësi më pak për t’u kafshuar qytetari nga qeni”, ka thënë ai ndër të tjera.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika