Benzina shtrenjtohet për një cent

Krahasuar me të premtën e 4 nëntorit, të shtunën çmimi i benzinës është rritur për një cent, ndërsa nafta dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të shtunën e 5 nëntorit.

Krahasuar me të premten e 4 nëntorit, çmimi i benzinës të shtunën e 5 nëntorit është rritur për një cent, pra 1.46 euro për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.71 euro për litër, çmimi maksimal për produktin benzinë është 1.46 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal për gaz është 0.71 centë për litër.

Ndërkaq, nafta dhe gazi kanë ngelur me çmim të njëjtë.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së shtunës dhe janë valide për 24 orë.

Të dhënat e MINT





Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika