Beograd – 103 persona të lënduar, shumica në aksidente trafiku

Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Beograd ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të natës janë raportuar gjithsej 103 persona të lënduar, ku pjesa më e madhe e lëndimeve kanë ndodhur në aksidente trafiku.

“Ka pasur 103 të lënduar dhe shumica e tyre janë si pasojë e aksidenteve në komunikacion,” tha për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) Momir Sharac nga shërbimi i Ndihmës së Shpejtë.

Ai shtoi se aksidenti me numrin më të madh të të lënduarve është regjistruar në rrugën e Zrenjaninit, ku kanë qenë të përfshirë një furgon dhe disa persona.

“Në këtë aksident janë lënduar shtatë persona,” deklaroi Sharac raporton Danas përcjell Dukagjini.

Nga ana tjetër, mbrëmë përkrahësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq kanë sulmuar me mjete të forta protestuesit/studentët në Beograd duke bërë që të ndërhyjë edhe policia.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika