Beogradi përgatitet për një tjetër protestë antiqeveritare – Vuçiq paralajmëron dhunë 

Beogradi po përgatitet për një tjetër protestë të udhëhequr nga studentët të shtunën për të ushtruar presion mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas gati tetë muajsh tubimesh që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin në vendin ballkanik. 

Kështu shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave, tensionet janë rritur ndjeshëm përpara protestës së organizuar nga studentët e universitetit të Serbisë, një forcë kyçe pas demonstratave kombëtare kundër korrupsionit që filluan pasi u shemb një çati e rinovuar e stacionit hekurudhor, duke vrarë 16 persona më 1 nëntor. 

Dhe sipas tyre, shumë veta ia vunë fajin rrëzimit të çatisë së betonit korrupsionit të përhapur qeveritar dhe neglizhencës në projektet shtetërore të infrastrukturës, duke çuar në protesta masive të përsëritura. 

Por Vuçiq dhe partia e tij e krahut të djathtë Progresive Serbe kanë refuzuar kërkesën për votim të parakohshëm dhe kanë akuzuar protestuesit se “po planifikojnë të nxisin dhunë me urdhër nga jashtë”. 

Dhe lidhur me këto, Vuçiq, gjatë një adresimi për media të shtunën ka thënë se pret që sonte do të ketë dhunë dhe se ata që janë në bllokada “nuk mund të dalin prej saj”. 

Megjithatë, sipas tij, “njerëzit nuk duhet të shqetësohen — shteti do të mbrohet dhe banditët do të nxirren para drejtësisë”. 

“Nga ora 15 deri në 9, deri në 15 deri në 10 prisni fillimin e dhunës – por ne jemi gati”, citohet të ketë thënë Vuçiq. 

Para protestës më 28 qershor, studentët që bllokojnë fakultetet në Beograd i kanë dhënë një ultimatum autoriteteve në Serbi. 

Ata kanë kërkuar përmbushjen e dy kërkesave: e para është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. 

Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë kampuar kundërshtarët e bllokadave nga studentët. 

Ky grup i protestuesve në qendër të Beogradit e quan veten “studentët që duan të mësojnë”. 

Studentët protestues kanë thënë se nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, presin që “qytetarët të jenë të gatshëm të ndërmarrin çdo masë ekzistuese të mosbindjes civile”. 

Kujtojmë se për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika